E kanë quajtur divë dhe s`kan gabuar. E rikthyera sërish shpërtheu,këtë rradhë me bashkpunimin e saj me Da Ghost. Adelina këndon rep në këngën Urdhër i ri. Këngetarja edhe një herë shprehu revolten për situatën aktuale në vend. Thuhet se kësaj kënge së shpejti do ti punohet edhe videoklipi. Megjithatë,a mund te thuhet që Adelina,këngetarja e rikthyer është aktive si kurrë më parë? Natyrisht,jo. Adhuruesit e saj ndihen të shgënjyer meqë ajo qdo dit e më pak është e pranishme në Kosovë. Zvicërra i ka siguruar rehati e qetësi kengëtares,e cila duket që, vertetë,është rekrutuar nga një kompani atje. Gazetat zvicërrane e kanë quajtur seks-bombë e Ballkanit. Dhe,gjithë ai sukses e ka larguar nga jeta aktive zonjushën Ismaili,e cila dita - ditës po e braktisë vendin e vet-Kosovën.
Ky artikull është marrë nga revista Kosovarja.