Se shpejti fillon te shfaqet neper ekranet televizive klipi me i ri i Zanfina Ismailit. Tashme ka zene vend te rendesishem ne Estrade. Edhe pse ka shume pak klipe te realizuara, ajo thekson se deshiron me shume kualitetin dhe nuk punon vetem per numer. Nuk preferon te behet demode neper televizione, publiku e deshiron me te madhe, pasi ajo vecohet nga kengetaret e tjera. Gjithmone sjell freski ne skenen muzikore e sidomos gjate stines se veres kur temperaturat shkojne shume lart. Me nje look dhe performance ndryshe nga klipet e tjera. Me nje klip veror dhe nje kenge shume ritmike ajo pergatitjet per suksesin e radhes. Bashkepunimi me Dj Blunt, nje duet me Adelinen, 2/3 kenge te reja, dhe shume gjera interesante zbulon vete Zanfina ne biseden e radhes per “Panorama plus”.
Pse pikerisht tani vendose te besh realizimin e videos se re, duke qene se stina e veres kerkon freski apo mendon se ke pasur nevoje per dicka te re ne karrieren tende?
Ky klip ka qene ne plan te realizohet edhe me heret, para 1 apo 2 muajsh, por qe ashtu sic shkuan punet nuk arritem, dhe ja tani eshte i gatshem per stinen e veres. Gjithashtu, jane bere disa muaj qe ne karrieren time s'kishte klip te ri dhe pas balades per filmin “Koha e kometes” e pashe te nevojshme qe te paraqitem me nje kenge ritmike me teme dashurie dhe me nje stil te vitit 2009.
Cfare mesazhi permban kenga dhe si ka rrjedhur ky bashkepunim, pasi autoret e njejte kane krijuar edhe me heret kenge per juve?
Jam shume e kenaqur me bashkepunimin, prandaj edhe e kam vazhduar. Kenga flet per te gjithe ata te dashuruarit marrezisht sa qe edhe po te vdisnin ne krahet e te dashurve te tyre s'do t'u vinte keq.
Duket se videoja eshte xhiruar ne qytetin e Shkupit, produksioni eshte kosovar apo maqedonas dhe sa je e kenaqur nga ky projekt?
Une kam bashkepunuar edhe me heret me ate produksion dhe per ate se me jane pershtatur kam dashur qe edhe ky klip te jete prodhim i tyre dhe une gjithsesi jam shume e kenaqur, perderisa jane respektuar deshirat dhe idete e mia.
Kush eshte perkujdesur per garderoben qe do perdoret ne video?
Per te gjitha rrobat ne klip prej kepuceve e deri tek vathet jam perkujdesur une, disa kane qene te blera e disa te qepura, dhe regjisori me ka ndihmuar gjate xhirimit ne perzgjedhjen e tyre, me saktesisht ne cilen skene, cilin fustan te vesh.
Nga klipi “Gajdexhiu” bere tranfsormimin e flokeve ne kacurrela. Ne kete klip do beni nje transformin te frizures, apo do jete kjo nje surprize?
Po, e pashe te nevojshme qe te nderroj dicka sepse shumica e kengetareve per momentin jane me floke te gjata dhe desha qe edhe per satisfaksionin tim te ndryshoj dicka tek vetja.
Kenga “Do te jem e jotja” akoma degjohet me te madhe, e kenaqur me suksesin e saj edhe pse i mungoi klipi?
Nje kenge qe eshte promovuar nje here ne TV-te tona per programet e Vitit te Ri nuk mendoj se duhet bere klip, sepse ajo eshte degjuar mjaftueshem gjate dhjetorit dhe janarit dhe po ta kisha bere klip tani nuk do te zgjonte ndonje kurreshtje, sepse eshte degjuar shume.
Mendon se eshte bere veshtire te realizohet nje klip per shkak te krizes financiare qe ka kapluar boten?
Po, sepse kriza ka ndikuar ne gjithcka. Normalisht kjo prek edhe estraden. Sepse ne ne Kosove shumicen e investimeve i bejme vete keshtu qe edhe kenge te shpeshta e klipe te shumta nga nje kengetar s'do te shihni shume.
Po, sa ka ndikuar kjo gje ne pagesat e koncerteve?
Ka ndikuar aq sa te rrallohen koncertet nga pak dhe pagesat tona te pesojne nje zbritje.
Para se te filloje sezoni veror ke pasur nje axhende te ngjeshur me koncerte ne diaspore, po tash per muajt e veres ke aranzhuar datat e koncerteve dhe ku mund ta gjejne fansat Zanfinen?
Une kam bere gjysmen e datave per koncerte ne Kosove gjate veres por ende jo te gjitha keshtu qe do te jem e pranishme me se shumti ne pishina aty ku behet atmosfera me e mire.
Eshte veshtiresuar edhe realizimi i albumeve, gjate ketij viti ke pasur ne plan realizimin e albumit te ri apo jo?
Kam dashur te bej album por eshte bere pune e veshtire kjo kur nuk ke nje produksion i cili mund te heqe gjysmen e barres ne kete aspekt, por kur e pashe se po te beja nje album i cili kerkon shume kohe e perkushtim dhe pas 2 ditesh ta gjej ne internet ku njerezit mund ta shkarkojne falas, atehere vendosa qe per kete vit te punoj 3 apo 4 kenge te reja dhe disa nga ato t'i bej klipe.
Kush i ka sponsorizuar klipet deri me tani?
Shumicen e klipeve i kam sponsorizuar vete perpos “Partizani i vogel”, gjithashtu, per klipin e ri kam pasur ndihmen e madhe te ''Play4win'', te cilet i falenderoj shume, sepse qe ne fillim ishin te gatshem te jepnin kontributin e tyre.
Ke qene pak “pasive” ne realizimin e tyre, derisa kengetaret e tjera gjithmone sjellin me shume gjera gjate nje viti?
Qellimi im qysh nga fillimi i karrieres sime ka qene qe te punoj dhe te jap kualitet. Njejte kam vepruar edhe me albumet, nuk kam dashur asnjehere qe te bej cdo vit album te deshtuar vetem sa per te mbushur numer. Gjithmone jam dalluar per videoklipe kualitative dhe te bukura por qe jane mbajtur ne mend gjate dhe kane sherbyer si inspirim per kengetaret e tjera.
Eshte ne pyetje kualiteti kur behet fjale realizimi i projekteve gjate karrieres tende?
Eshte dicka qe verehet, sepse une gjithmone gjate realizimit te tyre jam perkujdesur deri tek detajet me te vogla dhe asnjehere nuk kane qene kopje te kengetareve te tjera te huaja apo vendore. Gjithashtu gjithmone se paku 50% te ideve ne klip kane qene te miat.
Kjo do te thote se Zanfina mundohet te sjelle vetem gjera te bukura edhe pse nuk punon shume, i permbahesh fjales “me pak e me mire”?
Kjo ka qene edhe nje nder formulat e karrieres sime te ciles i jam permbajtur qe nga fillimi dhe deri me tani me ka shkuar mire. Nuk e teproj me kenge apo klipe vetem sa per te qene e pranishme ne media apo te thuri thashetheme per vetveten, por punoj.
Pervec ketij projekti ke ne plan realizimin e nje kenge tjeter, kush jane autoret apo ke bashkepunuar me te njejtet?
Jo, jam ne pergatitje te nje kenge tjeter, te cilen do ta regjistroj ne studio keto dite. Kam punuar kete here me Ilir Beranin dhe kenga ka nje tematike shume interesante ne te cilen vajzat do ta gjejne veten.
Do realizohet klip edhe per kete kenge apo do dale vetem si audio neper radio?
Nuk e di ende, pres se pari ta kryej klipin e pare pastaj te perkujdesem per te tjerat.
Nderkohe, ke paralajmeruar edhe nje duet me Dj Blunt, si shkojne gjerat ne kete drejtim?
Blunt-i eshte duke punuar ne kenge dhe besoj se shpejti do ta regjistrojme ne studio.
Si e kalon nje dit-nate gjate stines se veres?
Zakonisht ditet verore jane shume te nxehta dhe paraditen e kaloj gjithmone ne shtepi. Pastaj behem gati per koncert, sepse gjate veres kemi shume koncerte apo ndonje emision.
Te pelqen kur emri juaj “lakohet” neper media te shkruara?
Emri im eshte perdorur shume por nuk me ben shume pershtypje, sepse nuk jam e etur per fame dhe nuk jap deklarata idioteske per veten, vetem qe te kete sa me shume artikuj per mua. Arma ime ne kete rast eshte puna dhe hitet, e jo thashethemet dhe vetelevdatat.
